OBSh: Mbi 2 milionë të konfirmuar me COVID-19 në botë

2020-04-17 19:27:58 CRI Komenti juaj Printoni

Totali i rasteve të konfirmuara të COVID-19 të raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka tejkaluar 2 milionë deri të premten.

Sipas shifrave të fundit të Panelit të Emergjencave Shëndetësore të OBSh-së, përditësuar në orën 10:00 të mëngjesit, janë regjistruar 2,034,477 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 133,873 të vdekur në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 632,781 raste të konfirmuara dhe 28,221 viktima, duke u renditur si vendi më i goditur në botë nga koronavirusi.

Në Spanjë dhe në Itali, vendi i dytë dhe i tretë më i goditur, janë konfirmuar përkatësisht 177,633 dhe 165,155 raste, me një numër vdekjesh prej 18,579 dhe 21,647.

Ato ndiqen nga Gjermania, me 130,450 raste të konfirmuara dhe 3,569 vdekje dhe Franca me 105,155 raste dhe 17,146 viktima. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore