Vendet aziatike do të përpiqen bashkërisht për uljen e ndikimeve të epidemisë

2020-04-15 11:29:19 CRI Komenti juaj Printoni

10 vendet e ASEAN-it dhe Kina, Japonia e Koreja e Jugut ranë dakord të bëjnë përpjekje të përbashkëta për uljen e ndikimeve ekonomike e shoqërore të epidemisë dhe për të ruajtur shkëmbimet tregtare e të investimeve, duke siguruar hapjen e tregut e funksionimin normal të zinxhirit të furnizimit.

Samiti i posaçëm mes 10 vendeve të ASEAN-it dhe Kinës, Japonisë e Koresë së Jugut për përballimin e epidemisë COVID-19, u zhvillua të mërkurën në formën e videokonferencës. Krahas liderëve të 10+3 vendeve, morën pjesë në këtë samit edhe Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Sekretari i Përgjithshëm i ASEAN-it Lim Jock Hoi.

Gjatë videokonferencës, palët ranë dakord të marrin masa aktive për nxitjen e ekonomisë dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme financiare.

Pala kineze po diskuton aktivisht me Korenë e Jugut dhe Singaporin për zbatueshmërinë e masave për realizimin e lëvizjes së domosdoshme të njerëzve dhe të mallrave, me parakushtin e garantimit të kontrollit të gjendjes epidemike. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore