Wuhan, mbyllet spitali "Leishenshan"

2020-04-15 11:19:58 CRI Komenti juaj Printoni

Një spital i përkohshëm, i ndërtuar në kulmin e shpërthimit të koronavirusit në Wuhan, u mbyll të martën sipas planit.

Mbyllja u bë pasi spitali "Leishenshan" ka deklaruar që të gjitha pacientët me COVID-19 të shtruar aty janë shëruar.

Spitali u ndërtua brenda vetëm 10 ditësh në shkurt.

Një gazetar që ndodhet në Wuhan njoftoi që një ceremoni do të mbahet në mëngjes për të shënuar mbylljen e spitalit "Leishenshan". Stafi mjekësor, së bashku me zyrtarë të pushtetit vendor, pritet të marrin pjesë në këtë ceremoni. Dje, katër pacientët e fundit në kujdes intensiv u transferuan në spitalin "Zhongnan" të Universitetit të Wuhan-it për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, grupi i fundit i personelit mjekësor në "Leishenshan", rreth 100 veta, gjithashtu nga spitali "Zhongnan", tani do të kthehen në vendet e tyre të mëparshme të punës. Një spital tjetër vendor, "Donghu" do të marrë përsipër mirëmbajtjen e spitalit "Leishenshan".

Tani ka edhe 219 pacientë me koronavirus në Wuhan, duke përfshirë 69 në gjendje kritike. Ka edhe rreth 600 raste josimptomatike të regjistruara, që të gjitha nën vëzhgim mjekësor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore