Putini: Situata e virusit në Rusi po përkeqësohet

2020-04-14 10:52:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Rusia po përballet me një rritje të numrit të të sëmurëve rëndë nga koronavirusi.

Ai bëri të ditur se vendi mund të përdorë burimet ushtarake nëse situata vazhdon të përkeqësohet.

Kreu i Kremlinit theksoi nevojën për t'u përgatitur për skenarë "të jashtëzakonshëm" dhe ka urdhëruar që personeli mjekësor, ventilatorët dhe pajisjet mbrojtëse të zhvendosen midis rajoneve.

Ai gjithashtu tha se qeveria i ka caktuar fonde shtesë Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërtuar spitale të reja në mbarë vendin.

Deri të hënën, Rusia ka regjistruar afro 18 000 raste me koronavirus dhe 148 vdekje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore