Xi Jinping-u shkëmben urime me presidentin indonezian për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

2020-04-14 10:21:26 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Xi Jinping ka thënë se Kina do të vazhdojë të punojë me Indonezinë për të kapërcyer pandeminë e COVID-19.

Presidenti kinez shkëmbeu mesazhe urimi me homologun e tij indonezian të hënën, me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në mesazhin e tij, Xi tha gjithashtu se të dy palët ndajnë interesa të gjera të përbashkëta në nivel dypalësh, rajonal e shumëpalësh dhe kanë një potencial të madh për bashkëpunim. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore