Shkollat e Pekinit do të rihapen pjesërisht më 27 prill

2020-04-13 10:33:19 CRI Komenti juaj Printoni

Shkollat e mesme në Pekin do të rinisin mësimet për nxënësit e ciklit të lartë më 27 prill.

Autoritetet thonë se nxënësit do të japin provimin kombëtar të pranimit në universitet nga 7 deri në 10 korrik.

Nxënësit në vitin e fundit të ciklit të ulët të shkollës së mesme po përgatiten për t'u rikthyer në shkollë më 11 maj.

Datat e rinisjes së mësimit për nxënësit e viteve të tjera, shkollat e mesme profesionale, universitetet, kolegjet dhe kopshtet nuk janë vendosur ende.

Mrekulli
Lajmet Kryesore