Tmerr! Janë varrosur fshehtas viktimat nga COVID-19 në ShBA

2020-04-11 22:35:49 CRI Komenti juaj Printoni

 

Deri më 10 prill, numri i pacientëve me COVID-19 në ShBA i kaloi 500 mijët dhe i të vdekurve ishte mbi 18 mijë. Krahas kësaj, numri i rasteve të konfirmuara në shtetin e Nju-Jorkut e ka kaluar atë të çdo vendi të botës.

Më 10 prill, rrjeti amerikan CBS njoftoi që, për shkak të tejkalimit të kapacitetit të spitaleve, qeveria amerikane është detyruar të bëjë një gropë në ishullin Hart, varreza më e madhe publike në ShBA, për të varrosur trupat e viktimave të paidentifikuara.

Kjo ka shkaktuar një tronditje të madhe dhe publiku ka vërejtur sërish problemin e sistemit shëndetësor të ShBA-së.

Edhe pse në një gjendje të vështirë, punonjësit mjekësorë po përballojnë vështirësi punësimi, sepse në spitalet amerikane, shumë punonjës mjekësorë janë hequr nga puna.

Sipas VOX-it, një hetim i publikuar më 4 prill nga instituti "Trum", tregon se në muajin e parë të shpërthimit të epidemisë, afro 43 mijë punonjës amerikanë janë hequr nga vendet e punës, çka është një dukuri jonormale.

Mediat analizojnë që kjo është e lidhur me gjendjen e vështirë financiare të spitaleve. Për shkak të epidemisë, shumë spitale kanë ndaluar operacionet e tjera dhe kanë pësuar 50% ulje të fitimeve të tyre. Për të ulur koston, spitalet janë detyruar të pakësojnë shpenzimet me heqjen e punonjësve nga puna.

Me fonde të pamjaftueshme, sipas analistëve, tani nuk dihet nëse do të ketë më shumë heqje nga puna, por me vazhdimin e kësaj gjendjeje, ndoshta qindra spitale do të falimentojnë.

Pa dyshim, publiku amerikan po i kushton vëmendje të madhe masave dhe veprimeve të qeverisë amerikane. Me rritjen e numrit të pacientëve, sistemi shëndetësor amerikan do të përballojë një sfidë më serioze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore