Përpara kritikave, Shtëpia e Bardhë gjen "deshtë e kurbanit"

2020-04-11 17:04:59 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve nga agjencia amerikane e lajmeve AP, presidenti Donald Trump po shfrytëzon taktikën e shmangies së vëmendjes së publikut amerikan ndaj gabimeve të administratës së tij.

Së pari, ishte përgjegjësia e mediave dhe pastaj, ai kritikoi guvernatorët e Partisë Demokratike. Krahas tyre, edhe Kina, ish-presidenti Barak Obama dhe institucionet federale të mbikëqyrjes kanë pësuar kritika dhe, tani, edhe OBSh-ja është përfshirë në këtë listë akuzash.

Përballë kësaj krize shëndetësore të paparë në 100 vjetët e fundit, deri te zgjedhjet presidenciale në ShBA kanë mbetur vetëm shtatë muaj dhe Trump-i po bën më shumë përpjekje, duke shtuar dhe freskuar listën e akuzave.

Guvernatorët demokratë janë akuzuar për mosmenaxhimin e mirë në frontin e luftës kundër epidemisë. Mediat janë kritikuar se kanë zmadhuar rrezikun e virusit dhe më pas që nuk kanë vlerësuar masat reaguese të qeverisë. Inspektorët e departamenteve të ndryshme qeveritare janë akuzuar që po zbatojnë një plan sekret për të prishur imazhin e Shtëpisë së Bardhë. Krahas këtyre, edhe administrata e Obamës është kritikuar për përgatitje të pamjaftueshme. Në fillim, Kina nuk u kritikua, por më pas është akuzuar që ka fshehur të dhënat shqetësuese shëndetësore. Dhe tani, përgjegjësia shkon tek OBSh-ja dhe Trump-i po kërcënon të ndalojë financimin për këtë organizatë ndërkombëtare.

Vetëm Trump-i nuk ka bërë asnjë gabim.

Muajin e kaluar, kur ShBA-ja filloi të "mbyllej", Trump-i deklaroi që "nuk kam fare përgjegjësi" për testimin e pamjaftueshëm.

Sipas katër republikanëve që kanë lidhje të ngushtë me Shtëpinë e Bardhë, përpara gjendjes jo të mirë zgjedhore, kërkimi i të ashtuquajturave gabime është bërë një urdhër për aleatët e presidentit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore