Kina i dhuron Vatikanit materiale mjekësore

2020-04-10 20:46:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kryqi i Kuq i Kinës i dhuroi Vatikanit maska dhe materiale të tjera të përballimit të epidemisë së COVID-19. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të premten në Pekin se kjo mishëron shpirtin humanitar dhe gatishmërinë e palës kineze për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, përfshi Vatikanin, në luftën kundër pandemisë dhe të mbrojtjes së sigurisë së shëndetit publik global.

Zëdhënësi kinez tha se Kina vlerëson angazhimin e Vatikanit në dhënien e ndihmës për zonat e varfra në ngritjen e nivelit të tyre shëndetësor si dhe kontributin për përballimin e emergjencës globale të shëndetit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore