Kompanitë kineze punojnë pa pushim për eksportimin e ventilatorëve

2020-04-09 21:35:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kompanitë kineze janë në garë me kohën për të eksportuar ventilatorë, pas kërkesës së lartë nga vendet të ndryshme për të shpëtuar jetë në luftën e tyre kundër COVID-19.

Prodhuesit e ventilatorëve kanë punuar edhe gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit të Kinës dhe vijojnë ta bëjnë këtë gjatë pandemisë globale në mënyrë që të sigurojnë pajisjet shumë të kërkuara për pacientët në gjendje kritike.

Ndërsa virusi vazhdon të marrë jetë, kërkesa për ventilatorë është e lartë, por oferta është e ulët.

Me stabilizimin e gjendjes së vet të COVID-19, Kina ka eksportuar ventilatorë brenda kapacitetit të saj për të ndihmuar vendet e tjera.

Chen Kelong, një zyrtar nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit të Kinës, tha se kompanitë kineze po mbështeten të përshpejtojnë procesin e prodhimit.

"Ne po i ndihmojmë kompanitë kineze të përshpejtojnë procesin e tyre të prodhimit, të shtojnë prodhimin dhe të zgjidhin problemet me lëndët e para dhe punësimin. Ne gjithashtu kemi punuar me disa kompani ventilatorësh për të garantuar furnizimin e pjesëve."

Gjatë pandemisë, Kina ka eksportuar 18 mijë ventilatorë, 4 mijë e të cilëve janë lloji më i kërkuar.

Kompanitë kineze po prodhojnë aktualisht 2200 ventilatorë invazivë në javë.

Kohët e fundit, Kina prezantoi kërkesa më të rrepta për eksportet mjekësore për të siguruar cilësinë e tyre.

Duke filluar nga ky muaj, të gjitha furnizimet mjekësore kundër koronavirusit duhet të miratohen ngaautoritetet shëndetësore kineze dhe të marrin certifikatat e regjistrimit përpara se të eksportohen. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore