Zëdhënësi: Kryeministri britanik kaloi natën e dytë në kujdes intensiv

2020-04-08 18:04:57 CRI Komenti juaj Printoni

Një zëdhënës i Downing Street ka konfirmuar se kryeministri Boris Johnson mbetet në gjendje të qëndrueshme në spital.

Johnson ka kaluar natën e dytë në kujdes intensiv, duke marrë trajtim për COVID-19.

Ai u transferua në kujdes intensiv natën e së hënës pas një përkeqësimi të simptomave.

Tani kryeministri po merr trajtim standard me oksigjen dhe merr frymë pa ndihmë tjetër, thuhet në deklaratën e zëdhënësit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore