Mbi 35 milionë pajisje të mbrojtjes mjekësore do të transportohen nga Kina në Zvicër

2020-04-07 10:30:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania ajrore "Swiss International Air Lines" ka njoftuar që mbi 35 milionë pajisje të mbrojtjes personale do të importohen nga Kina për ta ndihmuar Zvicrën të përballojë epideminë e COVID-19.

Që nga e hëna, dy aeroplanët e parë me materiale mbrojtëse nga Kina "që nevojiten urgjentisht", kanë mbërritur në Zyrih dhe Gjenevë.

Pajisjet mjekësore do të shpërndahen në një numër spitalesh vendore.

Shifrat nga Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik tregojnë se që nga e hëna, ka pasur mbi 21 mijë raste të COVID-19 në Zvicër.

Mrekulli
Lajmet Kryesore