Zyrtari: Rifillimi i punës në Wuhan, më shpejt e më mirë se parashikimi

2020-04-06 10:37:38 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i bashkisë së Wuhan-it thotë se puna dhe prodhimi në qytet ka rinisur "më shpejt dhe më mirë se parashikohej".

Hu Yabo theksoi se deri të shtunën mbi 97 për qind e ndërmarrjeve industriale kanë rinisur funksionimin dhe afro 93 për qind e kompanive udhëheqëse të shërbimeve kanë rifilluar biznesin.

Sipas tij, epidemia nuk do ta ndryshojë prirjen e rritjes afatgjatë të qytetit.

Bashkia e Wuhan-it ka publikuar një seri politikash mbështetëse, siç janë ofrimi i subvencioneve dhe ulja e tarifave për të ndihmuar ndërmarrjet e prekura nga epidemia të kalojnë vështirësitë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore