Kina organizon ceremoni zie kombëtare për të vdekurit nga COVID-19

2020-04-04 11:29:06 CRI Komenti juaj Printoni

Për të bërë homazh për martirët e rënë në betejën kundër epidemisë së konaravirusit të ri dhe bashkatdhetarët e vdekur në këtë epidemi, Kina organizoi të shtunën një ceremoni zie kombëtare. Gjatë kësaj dite, në mbarë Kinën dhe në ambasadat kinezë në vende të ndryshme flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë dhe janë ndaluar aktivitetet e argëzimit në mbarë Kinën. Në orën 10, ranë alarmet e mbrojtjes ajrore dhe boritë e makinave, trenave dhe anijeve.

Në mëngjesin e 4 prillit, në sheshin "Tiananmen" u zhvillua ceremonia e uljes së flamurit kombëtar në gjysmështizë.

"Martir" është titulli më i lartë i nderit i dhënë nga Kina për shtetasit kinezë që japin jetën për vendin, shoqërinë e popullin. Më përpara, qeveria e provincës Hubei u ka dhënë titullin "martir" 14 vetave që vdiqën duke punuar në vijën e parë të luftës kundër epidemisë, ndër të cilët punonjës mjekësorë, policë dhe punonjës lagjeje. Kinezët i quajnë ata si njerëzit më të dashur në epokën e re.

Epidemia e koronavirusit të ri është emergjenca e shëndetit publik me përhapjen më të shpejtë, sferën më të gjerë dhe vështirësinë më të madhe të parandalimit dhe kontrollit pas themellimit të Kinës së re. Deri në orën 24 të 3 prillit, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 3326. Sipas statistikave, deri tani të paktën 46 punonjës mjekësorë kinezë kanë vdekur në luftën kundër epidemisë. Gjatë mbi dy muajve, mbi 1 500 punonjës mjekësorë në provincën Hubei janë infektuar. Mijëra punonjës mjekësorë kinezë shkuan në Wuhan ose qëndruan në vendlindjen të tyre për të marrë pjesë në luftën kundër epidemisë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore