Video - Xi Jinping-u merr pjesë në zinë kombëtare të Kinës

2020-04-04 11:11:33 CRI Komenti juaj Printoni

Për të shprehur ngushëllimet e thella për dëshmorët që u sakrifikuan në betejën kundër epidemisë së koronavirusit dhe bashkatdhetarët që vdiqën nga kjo epidemi, Kina mbajti të shtunën një ditë zie kombëtare.

Në orën 10 të mëngjesit, ranë sirenat e alarmit të mbrojtjes ajrore. Xi Jinping-u dhe liderë të tjerë të Partisë dhe të shtetit shkuan në Sallën "Huairen" në Zhongnanhai dhe mbajtën tre minuta heshtje për dëshmorët dhe bashkatdhetarët e vdekur nga epidemia e pneumonisë së koronavirusit të ri.

Epidemia e pneumonisë së koronavirusit të ri është emergjenca më e madhe e shëndetit publik në Kinë që nga themelimi i Kinës së Re, me përhapjen më të shpejtë, gamën më të gjerë të infeksioneve dhe vështirësinë më të madhe për parandalimin dhe kontrollin.

Të shtunën, në sheshin "Tiananmen", në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, Këshillin e Shtetit dhe të gjitha organet e rëndësishme partiake dhe shtetërore, si dhe në ambasadat dhe konsullatat kineze jashtë vendit dhe ato të huaja në Kinë, flamuri u ngrit në gjysmështizë, ndërkohë që në mbarë vendin janë ndaluar të gjitha aktivitetet argëtuese. Në orën 10 të mëngjesit, banorët në Wuhan, Hubei dhe në të gjithë vendin qëndruan në heshtje. Boritë e makinave, trenave e anijeve dhe sirenat e alarmit të mbrojtjes ajrore ranë njëkohësisht. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore