CMG-ja: Teoria e gabuar e Bannon-it është "virus politik"

2020-04-01 19:32:45 CRI Komenti juaj Printoni

CMG-ja: Me përhapjen e shpejtë të epidemisë COVID-19 në glob, bashkëpunimi është bërë konsensusi ndërkombëtar. Gjatë bisedës telefonike pak ditë më parë me presidentin kinez Xi Jinping, homologu i tij amerikan Donald Trump u shpreh se do të eliminojë ndërhyrjet në marrëdhëniet amerikano-kineze për të zhvilluar me të gjitha përpjekjet bashkëpunimin dypalësh kundër epidemisë. Megjithëkëtë, ka ende shumë amerikanë që predikojnë ballafaqimin midis SHBA-së e Kinës, ata janë bërë forca të shkatërrimit të bashkëpunimit dypalësh.

Ditët e fundit, populisti ultra i djathtë amerikan Stephen K. Bannon u shpreh se megjithëse SHBA-ja nuk mund të ndahet nga Kina në shumë çështje, dy vendet po zhvillojnë "luftën e opinionit publik" dhe "luftën ekonomike", partia në fuqi dhe qeveria e Kinës përbëjnë "kërcënim ndaj botës".

Ky është një tjetër virus politik i lëshuar nga disa individë amerikanë të paskrupullt në një moment kyç të bashkëpunimit kino-amerikan kundër epidemisë. Pas shpërthimit të epidemisë, këta individë kanë errësuar pandërprerë emrin e Kinës, predikojnë ballafaqimin midis dy vendeve, orvaten të izolojnë Kinën nga bashkësia ndërkombëtare dhe e bëjnë Kinën "kokë turku" për të mbuluar të metat e veprimeve të vendit të tyre në përballim të epidemisë.

Në fakt, shumë mendjehollë amerikanë kanë bërë thirrje për bashkëpunim me Kinën. Pavarësisht në blerjen e materialeve mjekësore kineze, apo në zhvillimin e përbashkët të studimit shkencor, SHBA-ja nuk mund të ndahet nga Kina. Ish-zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes për çështjet e Azi-Paqësorit Kelly Magsamen vuri në dukje se theksimi i konkurrencës midis SHBA-së e Kinës do të dobësojë përpjekjet në kontrollin e virusit.

Analistët vunë në dukje se biseda ditët e fundit midis liderëve të Kinës e të SHBA-së është konstruktive, në përputhje me frymën e bashkëpunimit global kundër epidemisë të theksuar në samitin e jashtëzakonshëm të G20-s. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore