Ndërmarrjet kineze shtojnë përpjekjet për prodhimin e ventilatorëve invazivë

2020-03-31 11:42:14 CRI Komenti juaj Printoni

Funksionari i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës Xu Kemin bëri të ditur të hënën se, sipas të dhënave statistikore të paplota, qysh nga 19 marsi, Kina u ka ofruar vendeve të tjera mbi 1700 ventilatorë invazivë, që zënë afro gjysmën e numrit të ventilatorëve invazivë të ofruar për Kinën.

Në konferencën e shtypit të Këshillit të Shtetit mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, Xu Kemin-i tha se, me shtrirjen e shpejtë të koronavirusit të ri në botë, është shtuar shumë kërkesa për pajisje mjekësore, sidomos për ventilatorë invazivë. Në Kinë ka 21 ndërmarrje të prodhimit të këtyre ventilatorëve, produktet kryesore të tetë prej të cilave kanë marrë certifikatën CE të Bashkimit Evropian, duke zënë afro 1/5 të kapacitetit global të prodhimit.

Pas shpërthimit të epidemisë, qeveria kineze ka bërë të gjitha përpjekjet për të nxitur rifillimin e prodhimit të pajisjeve mjekësore. Tani, ndërmarrjet përkatëse kineze po punojnë pa pushim për prodhimin e sa më shumë ventilatorëve invazivë.

Xu Kemin-i vuri në dukje gjithashtu se një ventilator invaziv përbëhet nga afro 1 mijë pjesë dhe ndërmarrjet furnizuese të këtyre pjesëve janë të shpërndara në vende të ndryshme. Prandaj, shtimi i prodhimit të ventilatorëve invazivë nuk është një gjë e thjeshtë. Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës ka organizuar videokonferencë për zgjerimin e zinxhirit të prodhimit të pajisjeve mjekësore, duke dhënë kontribut më të madh për parandalimin e kontrollin e epidemisë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore