MPJ: Duhet të trajtohet objektivisht bashkëpunimi ndërkombëtar i Kinës kundër epidemisë

2020-03-30 20:10:23 CRI Komenti juaj Printoni

Në përgjigje të komenteve të disa perëndimorëve se Kina ushtron ndikim përmes ndihmës anti-epidemike, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying shprehu shpresën në një konferencë të rregullt për shtyp të hënën në Pekin se palët përkatëse duhet ta trajtojnë me objektivizëm bashkëpunimin ndërkombëtar të Kinës në luftën kundër epidemisë, të bëjnë më shumë punë dhe të deklarata në dobi të bashkëpunimit ndërkombëtar kundër epidemisë.

Hua Chunying theksoi gjithashtu se kur përballemi me një epidemi, duke ndihmuar të tjerët, ndihmojmë gjithashtu veten.

"Kjo epidemi e papritur vërtetoi në një mënyrë pothuajse tragjike se njerëzimi është një bashkësi e fateve të përbashkëta. Përballë epidemisë, asnjë vend nuk mund të qëndrojë i vetëm, dhe vetëm uniteti dhe bashkëpunimi mund të kapërcejnë vështirësitë. Populli kinez nuk do ta harrojë ndihmën dhe përkrahjen e çmuar të komunitetit ndërkombëtar në kohën më të vështirë të luftës kundër koronavirusit të ri. Kombi kinez është një komb mirënjohës. Ne vazhdojmë të bëjmë çmos për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë e brendshme dhe të ndihmojmë vendet e tjera në nevojë mesa mundemi. Ajo që ne bëjmë është përpjekja për të ndihmuar vendet dhe njerëzit në nevojë, të punojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të maksimizojmë shpëtimin dhe mbrojtjen e jetës e të sigurisë shëndetësore të popujve të të gjitha vendeve."

Hua Chunying theksoi gjithashtu se ndërmarrjet përkatëse kineze vazhdojnë të punojnë jashtë orarit për të siguruar më shumë materiale të nevojshme emergjence për vendet e tjera duke u solidarizuar me pjesën tjetër të botës në luftën kundër COVID-19. Kjo është përgjegjësia e Kinës si një fuqi e përgjegjshme, mirësia dhe vetëmohimi i popullit kinez. Një përpjekje e tillë është e denjë për respekt, dhe jo stigmë. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore