CMG-ja: Në kohën kritike kundër epidemisë, ShBA-ja miraton projektligjin mbi Tajvanin

2020-03-29 13:05:33 CRI Komenti juaj Printoni

Më 26 mars, udhëheqësi amerikan e nënshkroi, duke e kthyer në ligj të ashtuquajturin "Projektligj TAIPEI 2019", i cili i pengon vendet e tjera që të vendosin marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe e ndihmon Tajvanin që të zgjerojë të ashtuquajturën "hapësirë ndërkombëtare" të tij, duke ndërhyrë në mënyrë brutale në punët e brendshme të Kinës. Në një koment të tij, Grupi Mediatik i Kinës vëren se, në këtë moment kritik të luftës globale kundër epidemisë, pala amerikane shpenzon kohën dhe energjinë me këto lojëra politike. A nuk ka frikë ShBA-ja se do të humbë rastin e dytë në këtë luftë?

Ky projektligj mbi Tajvanin ka shkelur seriozisht parimin e "Një Kine" dhe tre deklaratat e përbashkëta kino-amerikane. Ai u ka lëshuar një sinjal të gabuar forcave përçarëse të "pavarësisë së Tajvanit" dhe përbën një ndërhyrje serioze në bashkëpunimin global në luftën kundër epidemisë, vihet në dukje në koment.

Në të njëjtën ditë, liderët e G20-s organizuan samitin e posaçëm me video kundër COVID-19, ku u shprehën në mënyrë të qartë se detyra më emergjente në kohën e tanishme është ndërmarrja e masave për të lehtësuar ndikimet negative të epidemisë në fushat shëndetësore, shoqërore e ekonomike dhe se nevojiten më shumë veprim, bashkim dhe bashkëpunim global në këtë moment kritik.

Po atë ditë, numri i rasteve të prekjes nga COVID-19 i kaloi 82 mijët, ndërkohë që deri më 29 mars arriti më shumë se 120 mijë, duke e bërë ShBA-në vendin me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në botë. Në një kohë aq të vështirë të luftës kundër epidemisë dhe aq të rëndësishme për bashkëpunimin global kundër saj, pala amerikane miraton një projektligj që provokon marrëdhëniet kino-amerikane. Kjo mund të shpjegojë arsyen e mungesës së frenimit të transmetimit të koronavirusit në ShBA, një vend me sektorin e mjekësisë më të mirë në botë, përfundon komenti i CMG-së. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore