Kina do të punojë për konkretizimin e rezultatit të Samitit të posaçëm të G20-s

2020-03-27 20:51:43 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të premten në Pekin se një ditë më parë u zhvillua me sukses Samiti i posaçëm i G20-s përballë pneumonisë së koronavirusit të ri. Në deklaratën e publikuar pas videokonferencës, samiti lëshoi sinjalin pozitiv për solidaritetin për përballimin e përbashkët kundër pandemisë dhe për mbrojtjen e ekonomisë botërore.

Geng tha se Kina është e gatshme të punojë bashkërisht me bashkësinë ndërkombëtare për konkretizimin e rezultateve të këtij samiti të posaçëm.

Lidhur me propozimin e palës kineze, Geng Shuang tha:

"Gjatë këtij samiti, presidenti i Kinës Xi Jinping paraqiti propozimin prej katër pikash: së pari, të zhvillohet sa më parë mbledhja e ministrave të Shëndetësisë të G20-s, së dyti të krijohet mekanizmi i lidhjes urgjente për shëndetin publik në rajon, së treti të zhvillohet konferenca e nivelit të lartë të sigurisë globale të shëndetit publik dhe së katërti, të forcohet bashkërendimi i politikave ekonomike, që të shmanget recesioni ekonomik. Pala kineze do të vazhdojë të zbatojë politikën aktive financiare dhe politikën e qëndrueshme monetare, do të zgjerojë aktivisht importin dhe do të shtojë investimet në vende të tjera, për të kontribuuar në stabilizimin e ekonomisë botërore." (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore