Pekin, rihapen kinematë pavarësisht vështirësive

2020-03-27 20:35:49 CRI Komenti juaj Printoni

Kinematë në Pekin po përgatiten të rihapin dyert për publikun pas një mbylljeje dymujore.

Një pjesë kryesore e përgatitjes së tyre është sigurimi dhe zbatimi i plotë i të gjitha masave të mbrojtjes.

Si pjesë e rëndësishme e përgatitjes, dezinfektimi është i domosdoshëm në holle, korridore, brenda kinemasë dhe në tualete. Në hyrje do të realizohen regjistrime të hollësishme dhe do të kontrollohet temperatura e trupit.

Deri tani, janë rihapur mbi 700 kinema në shkallë vendi. Javën e kaluar, shitjet nga biletat arritën në rreth 70 mijë juanë. Ndërkohë, gushtin e kaluar, shitjet e biletave regjistruan mbi 400 milionë juanë nga filmi i fundit "Fast and Furious" në dy ditët e para të shfaqjes në të gjithë Kinën.

Nënkryetari Lin Minjie i Shoqatës së Distribucionit dhe Shfaqjes së Filmit në Kinë tha se rikuperimi i tregut do të arrihet vetëm pasi publiku mos të ketë më frikën e infektimit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore