Kinë, masa të rrepta përballë shtimit të rasteve të COVID-19 nga jashtë

2020-03-25 11:37:52 CRI Komenti juaj Printoni

Tani, përhapja e virusit COVID-19 në Kinë është vënë nën kontroll, por ende ekziston rreziku i rasteve sporadike të infektimit dhe i shpërthimit në ndonjë zonë të caktuar. Në këtë sfond dhe para situatës serioze të pandemisë globale, Kina po merr masa të rrepta për të parandaluar rigjallërimin e infektimit në vend dhe përhapjen e virusit nga jashtë.

Që nga 11 marsi, kur OBSh-ja e deklaroi COVID-19 pandemi, në Kinë është shtuar pandërprerë rrezikshmëria e përhapjes së virusit nga jashtë. Lidhur me këtë, kryespecialisti i epidemiologjisë në Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës, Wu Zunyou, bëri të ditur se tani në Kinë janë krijuar tre vija mbrojtëse.

"Dogana është vija e parë. Ata që ndalohen në doganë, do të bëjnë testim në institucione specifike mjekësore. Vija e dytë është karantina 14-ditore pas mbërritjes. Ata që janë në periudhën e inkubacionit gjatë karantinës mund të shfaqin simptoma dhe të mjekohen në kohë. Ndërsa vija e tretë janë spitalet tona. Nëse dikush shfaq simptoma pas karantinës prej 14 ditësh, ai duhet të vizitohet te mjeku. Meqë punonjësit tanë mjekësorë janë trajnuar, ata kanë njohuri dhe dinë si të diagnostifikojnë dhe trajtojnë në mënyrën më efektive pacientët. Deri tani, të gjitha rastet (nga jashtë) janë ndaluar në dy vijat e para dhe nuk kemi zbuluar të prekur nga jashtë në vijën e tretë", sqaroi z. Wu.

Sipas tij, Kina ishte e para që u godit fort nga epidemia e kësaj here, gjë që e bëri ta njohë më herët atë. Ai shtoi se njohuritë e Kinë mbi COVID-19 kanë ofruar bazë shkencore për përballimin kombëtar dhe global të virusit.

"Këto arritje shkencore, si veçimi i patogjenit, përcaktimi i periudhës së inkubacionit, zbulimi i mënyrave të transmetimit etj., jana baza më e rëndësishme e njohurive për hartimin e strategjive të parandalimit e të kontrollit dhe të udhëzimeve të diagnostikimit e mjekimit. I kemi përkthyer udhëzimet tona në gjuhën angleze dhe i kemi ndarë me botën. Thelbi është izolimi i njerëzve nga burimi i virusit. Ky parim bazë po përdoret në shkallë të ndryshme në vende të tjera të botës sipas kulturave dhe sistemeve politike të tyre. Shumë vende po konsultohen me ne për detaje dhe shumë të tjera po i marrin veprimet tona si pike referimi", tha epidemiologu Wu.

Barnat tradicionale kineze kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mjekimin e pacientëve. Për punën në këtë drejtim, mjekja Wang Rongbing, nga departamenti i trajtimit të kombinuar me mjekësinë kineze dhe perëndimore në spitalin "Ditan" të Pekinit, u shpreh se pala kineze është e gatshme të ndajë përvojat dhe projektet e trajtimit të sëmundjes me punonjësit mjekësorë të vendeve të ndryshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore