Nis lëvizja e autobusëve në Wuhan pas një pezullimi dymujor

2020-03-25 21:11:48 CRI Komenti juaj Printoni

Epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Kinë ka rinisur shërbimin e autobusëve pas nëntë javësh bllokimi.

Një mbikëqyrës i sigurisë do të jetë në bordin e çdo autobusi në Wuhan për të siguruar që të gjithë pasagjerët të jenë të shëndetshëm.

117 rrugët që rifillojnë funksionimin të mërkurën përbëjnë rreth 30 për qind të kapacitetit të transportit të autobusëve të qytetit.

Gjithashtu, kryeqendra e provincës Hubei do të rihapë gjashtë linja metroje të shtunën.

Po të mërkurën, Hubei hoqi kufizimet për udhëtimet dalëse, ndërsa Wuhan-i do t'i heqë kufizimet në 8 prill. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore