Kina dërgon grupin e tretë të ekspertëve mjekësorë në Itali

2020-03-25 19:06:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka dërguar në Itali grupin e 3-të të ekspertëve mjekësorë. Italia është vendi me numrin më të lartë në botë të viktimave (7000 vetë) për shkak të koronavirusit vdekjeprurës COVID-19.

Ekipi përbëhet nga 14 ekspertë nga provinca Fujian dhe do të punojnë kryesisht në rajonin e Toskanës në Itali.

Gjithashtu ato morën me vete 8 tonë furnizime mjekësore të dhuruara nga provinca Fujian.

Aktualisht, në Itali ndodhen 22 specialistë mjekësorë kinezë për të ndihmuar vendin të luftojë virusin. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore