Abe: KON-i pajtohet '100%' për shtyrjen e Lojërave Olimpike

2020-03-24 21:37:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se presidenti i KON-it Thomas Bach ka pranuar propozimin e tij për shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios për rreth një vit deri në vitin 2021 për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Më parë, Bach ishte shprehur se KON-i do të bënte një njoftim për shtyrjen e Lojërave Olimpike të vitit 2020 në katër javët e ardhshme.

Abe theksoi se shtyrja ishte e pashmangshme nëse Lojërat 2020 nuk mund të mbahen në një mënyrë të plotë për shkak të pandemisë COVID-19. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore