CMG:Shpifja e palës amerikane nuk do të ketë rezultat

2020-03-24 21:32:30 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një telegrami të publikuar ditët e fundit nga uebsajti amerikan i lajmeve "The Daily Beast" del se Shtëpia e Bardhë orvatet ta përdorë "makinën shtetërore" për të errësuar Kinën me qëllim që të transferojë presionin politik dhe të përfitohen sa më shumë vota.

Sipas telegramit, një zyrtar amerikan u shpreh se ata u kërkuan të theksojnë se gjithçka ka lidhje me Kinën dhe duhet të përdoren të gjitha mundësitë për të përhapur këtë informacion. Është e dukshme që nën gjendjen më serioze të epidemisë COVID-19, qeveria amerikane ka forcuar zhvendosjen e fajit mbi Kinën dhe ka quajtur herë pas here COVID-19 "virus kinez" për të mbuluar paaftësinë dhe paefektshmërinë në përballimin e virusit.

Siç pritej, ky veprim racist është kritikuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare. Të hënën, raportuesja e posaçme e OKB-së Tendayi Achiume vuri në dukje se kjo shprehje e ksenofobisë që lidh një sëmundje me një vend ose nje komb, është e papërgjegjshme dhe shqetësuese. Të dielën, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe të Sëmundjeve Infektive të SHBA-së Anthony Fauci u shpreh në një intervistë se ai refuzon ashpër këtë shprehje të racizmit.

Pas përmirësimit të vazhdueshëm të gjendjes parandaluese e kontrolluese të epidemisë në vend, Kina u ka dhënë shumë vendeve të tjera ndihmë. Për shembull në Itali, krahas dërgimit të dy ekipeve të ekspertëve për ndihmë, Kina ka transportuar edhe shumë materiale të nevojshme mjekësore në këtë vend në gjendje të rëndë. Përdoruesit italianë të internetit janë shprehur se janë tepër mirënjohës për ndihmën e Kinës. Një përdorus me emrin Santos tha: "ShBA-ja ushtron sanksione mbi Iranin, por Kina e ndihmon Iranin. ShBA-ja ndalon hyrjen e europianëve në vend, por Kina i jep Italisë ndihmë dhe ekipe mjekësore. Tani vendet e ndryshme kanë kuptuar se kush është miku i tyre i vërtetë."

Mposhtja e virusit është një problem shkencor që nuk mund të zgjidhet me grindje. Orvatja e disa politikanëve amerikanë për errësimin e Kinës nuk do të ketë rezultat, ata duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit publik. (CMG)

Mrekulli
Lajmet Kryesore