Merkeli mban konferencë shtypi para se të hyjë në karantinë

2020-03-23 10:11:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur një konferencë shtypi lidhur me masat për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Merkel do të hyjë në vetëkarantinë, pasi u njoftua se një mjek që i kishte bërë një vaksinë, u testua pozitiv për virusin.

Merkeli thotë se autoritetet federale dhe të landeve kanë rënë dakord të zgjasin masat që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit të ri.

Masat e reja në mbarë vendin përfshijnë zvogëlimin e kontakteve midis njerëzve që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Landet gjermane kanë vendosur nivele të ndryshme mbylljeje, duke shkaktuar një debat se cilat masa janë të përshtatshme për të penguar virusin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore