COVID-19- Shtetet e Bashkuara po shpërdorojnë kohën e çmuar që Kina i dha botës

2020-03-23 22:03:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kundrejt deklaratave të fundit spekuluese të palës amerikane mbi përpjekjet e Kinës në përballimin e epidemisë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të hënën në Pekin se ShBA-ja e bën Kinën "kokë turku" kur e fajëson për shtimin e rasteve me koronavirus. Ky veprim, sipas zëdhënësit të diplomacisë kineze është i papërgjegjshëm dhe amoral dhe nuk ndihmon as me përballimin e epidemisë në ShBA dhe as me bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë drejtim.

Bëhet e ditur se në konferencat për shtyp të 20 dhe 21 marsit, presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se Kina mund t'i njoftonte më herët palës amerikane gjendjen epidemike. Sipas mediave amerikane, Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë u kërkoi më 20 mars sektorëve të ndryshëm federativë të mbajnë zërin e përbashkët që të pretendojnë nëpërmjet metodave të ndryshme se Kina ideoi fshehjen e gjendjen epidemike, gjë që shkaktoi pandeminë globale.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze vuri në dukje se qysh nga shpërthimi i epidemisë në Kinë, pala kineze ka mbajtur qëndrim të përgjegjshëm dhe transparent dhe është vlerësuar plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar. OBSh-ja tha ditët e fundit se Singapori, Koreja e Jugut dhe disa vende të tjera, kanë kontrolluar përhapjen e epidemisë, pikërisht duke shfrytëzuar rastin e çmuar të krijuar nga Kina dhe duke marrë masa të duhura parandaluese.

Geng Shuang tha: "Qysh nga 3 janari, pala kineze ka nisur të informojë OBSh-në dhe vendet e tjera rregullisht për gjendjen epidemike, përfshi ShBA-në. Më 23 janar, pala kineze shpalli izolimin e plotë të Wuhani-t dhe qeveria amerikane shpalli më 2 shkurt ndalimin e plotë të hyrjes së të huajve që kishin vizituar Kinën gjatë 14 ditëve. Në atë kohë, ShBA-ja publikoi vetëm mbi 10 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri në vend. Kanë kaluar 50 ditë dhe numri i rasteve të konfirmuara në ShBA u shtua nga mbi 10 në mbi 30 mijë. Çfarë masash mori ShBA-ja gjatë këtyre 50 ditëve? Shtetet e Bashkuara po shpërdorojnë kohën e çmuar që Kina i dha botës." (Wang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore