Presidenti Xi, thirrje për përmirësimin e politikave për trajtimin e rasteve të importuara të COVID-19

2020-03-19 10:25:27 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar që të përmirësohen strategjia dhe politikat për trajtimin e rasteve të importuara të koronavirusit të ri (COVID-19).

Gjatë drejtimit të një mbledhjeje për të analizuar punën për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19 dhe për zhvillimin ekonomik, presidenti paralajmëroi se përhapja e shpejtë e virusit jashtë vendit po shkakton gjithnjë e më shumë raste të importuara, gjë që përbën një rrezik të madh për përsëritjen e shpërthimit në Kinë.

Ai bëri thirrje për forcimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe botës, për të parashikuar më mirë ndryshimet e gjendjes pandemike globale.

Xi dha urdhër gjithashtu për të dhënë më shumë përkrahje për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të shtetasve kinezë jashtë vendit. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore