Pajisjet mjekësore të dhuruara nga Kina mbërrijnë në Belgjikë

2020-03-17 10:44:20 CRI Komenti juaj Printoni

Pajisjet mjekësore të dhuruara nga organizatat bamirëse kineze kanë mbërritur në Belgjikë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit të ri.

Kontingjenti i parë i ndihmës iu dorëzua institutit të shëndetit publik të vendit.

Maskat kirurgjikale do t'u shpërndahen së pari punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Brenda disa ditëve Kina do të dërgojë në Belgjikë furnizime të tjera.

Belgjika është një nga vendet evropiane të goditura më rëndë nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i infeksioneve në këtë vend i ka kaluar 1 000.

Mrekulli
Lajmet Kryesore