Do të botohet artikulli i Xi-së për mbështetjen e fortë shkencore në luftën kundër COVID-19

2020-03-16 11:15:34 CRI Komenti juaj Printoni

Një artikull i presidentit Xi Jinping për sigurimin e mbështetjes të fortë shkencore dhe teknologjike për të fituar luftën kundër sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19) do të botohet të hënën në revistën "Qiushi".

Duke theksuar se shkenca dhe teknologjia janë armët më të fuqishme në luftën kundër sëmundjeve, Xi, i cili është edhe Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, thotë në artikull se njerëzimi nuk mund të fitojë kundër fatkeqësive apo epidemive të mëdha pa zhvillim shkencor dhe risi teknologjike.

Artikulli nënvizon lidhjen e hulumtimit për ilaçet e pajisjet mjekësore me trajtimin klinik, duke vënë në dukje se shpëtimi i jetës së sa më shumë pacientëve është detyra më e ngutshme dhe më e rëndësishme.

Sipas artikullit, detyrë me rëndësi parësore për kërkimin shkencor është trajtimi i të sëmurëve në gjendje të rëndë dhe kritike, duke ndërthurur trajtimin sipas mjekësisë tradicionale kineze dhe mjekësisë perëndimore.

Vaksina është thelbësore për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, thuhet në artikull, duke bërë thirrje për përshpejtimin e hulumtimit dhe zhvillimit të vaksinave, duke ndjekur nga afër përparimin e kërkimeve përkatëse jashtë vendit.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore