Kina do të përmirësojë mbrojtjen e fëmijëve nga virusi

2020-03-16 11:01:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po përmirëson mbrojtjen e fëmijëve që nuk jetojnë me prindërit ose kujdestarët gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Nga organet e pushtetit vendor në nivel konteje kërkohet të identifikojnë fëmijët në nevojë dhe të hapin linja telefonike ndihme.

Departamentet e shëndetësisë, institucionet dhe personeli mjekësor duhet të japin informacione për fëmijët, prindërit ose kujdestarët e të cilëve nuk janë në gjendje të kryejnë detyrën mbrojtëse për shkak se janë të infektuar ose dyshohen si të infektuar, janë në karantinë ose punojnë për kontrollin e epidemisë.

Këta fëmijë dhe familjet e tyre do të marrin subvencion të përkohshëm ose pagesë minimumi jetik.

Gjithashtu do të krijohen kanale të gjelbra për trajtimin mjekësor të fëmijëve të prekur ose të dyshuar si të prekur nga sëmundja.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore