Dorëzimi i pishtarit olimpik do të zhvillohet në stadiumin e zbrazët të Athinës

2020-03-16 09:59:02 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Olimpik Grek thotë se dorëzimi i pishtarit olimpik do të bëhet në një stadium të zbrazët të Athinës, për shkak të koronavirusit.

Flaka Olimpike do t'i kalohet të enjten komitetit organizator të Olimpiadës së Tokios.

Stafeta e pishtarit në Greqi është pezulluar, për të shmangur grumbullimin e mundshëm të turmave.

Ndërkohë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që i gjithë stafi i tij në Lozanë të punojë nga shtëpia.

KON-i thotë se përparësi e tij janë ende përgatitjet për Lojërat Olimpike të Tokios dhe procesi i kualifikimit për sportistët dhe ekipet.

KON-i ka mbyllur edhe Muzeun Olimpik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore