Kina do të shpërndajë përvojat e kontrollit të COVID-19 me vendet EQL

2020-03-12 21:07:34 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha sot në Pekin se të premten do të zhvillohet video-konferenca e ekspertëve Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore për parandalimin e kontrollin e epidemisë COVID-19, ku Kina do të shkëmbejë informacione dhe përvojën parandaluese e kontrolluese me 17 vendet përkatëse.

Geng Shuang u shpreh se pas shpërthimit të epidemisë, Kina i përmbahet qëndrimit të hapur, të përgjegjshëm dhe transparent dhe i lajmëron në kohë vendet e rajonet përkatëse me informacione duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar të parandalimit e të kontrollit të epidemisë për të mbrojtur së bashku sigurinë e shëndetit publik rajonal e global. Vendet e Europës Qendrore e Lindore i kanë shprehur Kinës ndihmë e përkrahje në betejën kundër epidemisë, Kina shpreh falënderim për këtë. Geng Shuang tha:

"Tani epidemia po përhapet në shumë vende duke përfshirë Europën. Vendet e ndryshme duhet të forcojnë shkëmbimet duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Kina është e gatshme t'u japë vendeve të Europës Qendrore e Lindore ndihmë brenda mundësive për të arritur së bashku fitoren e betejës kundër epidemisë."

Bëhet e ditur se të premten, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Komisionit Shtetëror të Shëndetësisë të Kinës dhe ekspertë mjekësorë etj. do të zhvillojnë një video-konferencë me zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë shëndetësorë të 17 vendeve të Europës Qendrore e Lindore duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë, Hungarinë, Rumaninë etj., për të shkëmbyer informacione e përvojën e parandalimit e të kontrollit të epidemisë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore