Kina shpall politika preferenciale për zbutjen e varfërisë gjatë epidemisë së COVID-19

2020-03-11 10:22:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka publikuar një varg politikash preferenciale për të forcuar zbutjen e varfërisë gjatë betejës kundër koronavirusit të ri.

Su Guoxia nga Zyra e Grupit Drejtues për Zbutjen e Varfërisë dhe Zhvillimin në Këshillin e Shtetit thotë se masat synojnë të minimizojnë ndikimet negative të sjella nga epidemia në zonat e goditura nga varfëria.

"Familjet e varfra që janë prekur nga koronavirusi i tipit të ri dhe që nuk janë në gjendje të paguajnë kreditë në kohë, ne i lejojmë që ta shtyjnë pagesën për gjysmë viti dhe nuk do t'i regjistrojmë ato si kredi me probleme. Ndërkohë, ne do të përshpejtojmë procesin e miratimit për fermerët që kanë nevojë për kredi të reja, për të përmbushur nevojat e tyre në kohë," thotë ajo.

Disa zona të varfra kanë hasur vështirësi në shitjen e produkteve bujqësore. Për ta zgjidhur këtë problem, organet përkatëse kanë zbatuar me urgjencë masa të posaçme, të cilat kanë nxitur shitjen e 850 mijë tonëve produkte bujqësore. Lidhur me këtë, drejtori i Drejtorisë së Tregut dhe të Teknologjisë së Informacionit Tang Ke u shpreh:

"Nga perspektiva e krijimit të një mekanizmi afatgjatë, duhet të forcojmë dërgimin e produkteve bujqësore në qytet nëpërmjet projektit 'Internet+', të ndërtojmë logjistikën e ruajtjes së freskët të produkteve dhe të inkurajojmë ndërmarrjet të mëdha dhe tregjet e shitjes me shumicë të krijojnë marrëdhënie afatgjata dhe të qëndrueshme blerjeje me pikat e prodhimit, sidomos me ato zonat e varfra".

Mbi 200 miliardë juanë, ose 29 miliardë dollarë amerikanë, janë shpenzuar për zbutjen e varfërisë në mbarë Kinën sivjet.

Qeveria qendrore do të vazhdojë të rrisë fondet për të siguruar përmbushjen e objektivit të vet për zhdukjen e varfërisë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore