COVID-19, Kina e gatshme të bashkëpunojë me vendet ishullore të Paqësorit

2020-03-11 10:17:35 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është e gatshme të bashkëpunojë me vendet ishullore të Paqësorit për të frenuar përhapjen e koronavirusit të tipit të ri.

Kështu tha zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang, pasi ekspertët mjekësorë nga Kina dhe 10 vende ishullore të Paqësorit mbajtën një videokonferencë për të ndarë përvojat në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë.

"Pas shpërthimit të epidemisë, Kina ka vepruar në mënyrë të hapur, transparente dhe shumë të përgjegjshme, duke u ofruar informacione në kohë vendeve e rajoneve të ndryshme të botës, përfshirë vendet ishullore të Paqësorit, duke iu përgjigjur shqetësimeve të palëve të ndryshme dhe duke mbrojtur së bashku shëndetin publik rajonal dhe global", shtoi zëdhënësi.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore