Wang Yi: Miqësia kino-italiane do të zhvillohet gjatë luftës kundër COVID-19

2020-03-11 10:09:40 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka folur me homologun e tij italian Luigi Di Maio, duke thënë se miqësia ndërmjet të dy vendeve do të bëjë përparim të ri në kushtet e luftës kundër COVID-19.

Ministri i Jashtëm italian u shpreh se qeveria e tij po mëson nga përvoja e Kinës në luftën kundër virusit, duke marrë masa të forta për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Sipas tij, kinezët që jetojnë në Itali kanë luajtur një rol aktiv në luftën kundër epidemisë.

Kryediplomati kinez theksoi nga ana e vet se epidemia është një armik i përbashkët i njerëzimit.

Ai vuri të dukje se Kina do t'i ofrojë Italisë ndihmë, duke përfshirë materiale mjekësore të tilla si maskat e fytyrës, dhe do të zgjerojë eksportet e furnizimeve dhe pajisjeve në Itali.

Wang tha gjithashtu se Kina do të dërgojë personel mjekësor në Itali për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit të ri, nëse pala italiane e kërkon këtë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore