Politikanët antikinezë: "Përhapja e epidemisë në botë është shkaktuar nga Kina"; komuniteti ndërkombëtar: "Jo!"

2020-03-08 11:51:51 CRI Komenti juaj Printoni

Teksa epidemia e koronavirusit të ri po përhapet në mbarë botën, edhe "virusi i informacionit" dhe "virusi politik" po përhapen gjithashtu. Një pjesë e forcave antikineze në Perëndim po shpërndajnë thashetheme se puna e dobët e Kinës për parandalimin dhe kontrollin kanë shkaktuar përhapjen e korovavirusit. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shpifi gjithashtu se të dhënat e ofruara nga Kina nuk janë të plota dhe kanë sjellë vështirësi për punët e parandalimit të ShBA-së.

Në fakt, si janë punët e parandalimit dhe të kontrollit të Kinës? Komuniteti ndërkombëtar ka dhënë vlerësimin e vet të drejtë.

Sipas raportit të grupit të ekspertëve të Organizatës Botërore së Shëndetësisë, Kina ka marrë masat e parandalimit dhe të kontrollit më të guximshme, më elastike dhe më proaktive. Këto masa kanë shmangur të paktën infektimin e 100 mijë vetave, duke krijuar vijën e parandalimit ndaj përhapjes së epidemisë në mbarë botën. Ministrja e Shëndetësisë e Egjiptit Hala Zayed mendon se, nëse qeveria kineze nuk do të merrte masa të fortë, epidemia në mbarë botën do të ishte më serioze.

Më 6 mars, revista mjekësore "Lancet" botoi një artikull, ku thuhet se, sipas të dhënave, investimet e mëdha të Kinës në shëndetin publik kanë shpëtuar jetën e dhjetëra mijë njerëzve. Megjithëse vendet e tjera nuk kanë forcën udhëheqëse politike dhe ekonomike të Kinës, politikanët e vendeve të ndryshme duhet të mësojnë nga përvoja e Kinës.

Sigurisht, si vija e parë, Kina ka bërë shumë sakrifica dhe ka arritur rezultate pozitive, duke fituar kohë për botën dhe duke mbledhur përvojë. Ky është unanimiteti i bashkësisë ndërkombëtare.

Lidhur me deklaratën e Mike Pompeo-s që fajëson për reagimin e SHBA-së ndaj koronavirusit "të dhënat e papërsosura" të Kinës, kjo është kundër fakteve. Kryetari i Fondacionit "Kuhn" të ShBA-së Robert Lawrence Kuhn vuri në dukje se Kina është shumë efektive në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, dhe njëkohësisht zhvillon bashkëpunimin ndërkombëtar në mënyrë aktive e të hapur, duke treguar përgjegjësinë e një vendi të madh.

Pompeo duhet të lexojë shqetësimet e mjekëve amerikanë në mediat shoqërore: ShBA-ja nuk ka reagentë të shpejtë testimi etj. Zv.presidenti amerikan Mike Pence pohoi gjithashtu zyrtarisht se ShBA-ja s'mund të plotësojë nevojat në rritje të diagnostikimit.

Si një vend i madh i përgjegjshëm, Kina po bën siç duhet punën e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, dhe njëkohësisht po thellon bashkëpunimin ndërkombëtar.

Nga njëra anë, Kina vazhdon të ruajë kontakte të ngushta me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kina njofton në kohën më të parë informacionet mbi epideminë dhe masat e parandalimit e të kontrollit dhe zbaton aktivisht këshillat e grupit të ekspertëve të OBSh-së. Kina zhvillon bashkëpunimin teknik në kornizën e OBSh-së dhe ofron përkrahje teknike për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në mbarë botën.

Nga ana tjetër, Kina ofron ndihmë brenda mundësive të veta për vendet e tjera, si dhënia e reagentëve të testimit Pakistanit, Japonisë, Bashkimit Afrikan etj. Kina ka ofruar metoda mjekimi dhe ka dërguar grupe specialistësh në vende të ndryshme.

Në këtë luftë kundër epidemisë, prania e Kinës është e pamungueshme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore