Zyrtarët spitalorë flasin mbi përvojën dhe mësimet e nxjerra nga beteja kundër COVID-19

2020-03-05 10:30:01 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekët në Wuhan kanë theksuar rëndësinë e mobilizimit të të gjitha burimeve të nevojshme për të luftuar kundër shpërthimit të COVID-19.

Presidenti i Spitalit të Universitetit të Pekinit Qiao Jie shprehet:

"Për sa i përket mobilizimit të të gjitha burimeve, jo vetëm të personelit mjekësor, mjekëve dhe infermiereve, por edhe punonjësve socialë dhe stafit të logjistikës, veçanërisht punëtorëve vendorë të ndërtimit, gjithçka është e rëndësishme. Ne mblodhëm së bashku specialistët, dhe madje edhe konsulentët, për përmirësimin e rezultateve të trajtimit."

Mjekët nga disa spitale ndanë me botën përvojat dhe mësimet e marra nga lufta e koronavirusit në Wuhan, qendra e shpërthimit, gjatë dy muajve të fundit.

Nëndrejtori i Spitalit të Miqësisë Kinë-Japoni Cao Bin thotë se puna e bërë nga shkencëtarët kinezë për të mësuar më shumë rreth koronavirusit ka qenë vendimtare për të kontrolluar përhapjen e saj.

"Nëse duam të kontrollojmë sëmundjen, duhet të mbështetemi te shkenca. Dhe besoj se shumë mjekë, studiues dhe shkencëtarë në Wuhan dhe qytete të tjera në Kinë kontribuan shumë në njohjen e sëmundjes së re. Çdokush nuk duhet të harrojë se kjo është një sëmundje e re, prandaj duhet kohë për njohjen e saj. Është hera e parë që shkencëtarët kinezë kanë gjetur shkakun e sëmundjes."

Kina ka raportuar një rënie të vogël në rastet e reja të koronavirusit në vend, në mes shqetësimeve në rritje për përhapjen e epidemisë në vendet e tjera.

Sidoqoftë, masat e rrepta të parandalimit dhe kontrollit mbeten në fuqi në Wuhan dhe zona të tjera të prekura rëndë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore