Kina do të zhvillojë bashkëpunim të shumëllojshëm me të gjitha palët në luftën kundër COVID-19

2020-03-04 10:09:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kina thotë se është e gatshme të nxitë shtimin e bashkëpunimit në luftën kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian vuri në dukje se Kina po ndjek me vëmendje zhvillimin e gjendjes epidemike në mbarë botën.

Ai u shpreh se parandalimi dhe kontrolli i epidemisë në Kinë ka pasur përparim të dukshëm, por është ende në një periudhë kritike dhe intensiteti i punëve përkatëse nuk mund të ulet.

Zhao shtoi se situata epidemike është përkeqësuar në disa vende. Është urgjente për të gjitha palët që të forcojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në sigurinë e shëndetit publik.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi se Kina do të vazhdojë të ofrojë përkrahje me sa ka mundësi. "Kina u ka dhënë reaktivë testimi Pakistanit, Japonisë dhe Bashkimit Afrikan. Kemi ndarë edhe planet e trajtimit me shumë vende. Kryqi i Kuq i Kinës dhe shumë kompani kineze u kanë ofruar reaktivë testimi Iranit dhe vendeve afrikane. Kemi dërguar edhe një grup ekspertësh në Iran. Në varësi nga zhvillimi i gjendjes epidemike dhe duke vijuar parandalimin e kontrollin në Kinë, do të vazhdojmë të zhvillojmë bashkëpunim në forma të ndryshme dhe do të ofrojmë përkrahje brenda mundësive," tha ai.

Zhao shtoi se, përveç Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin shëndetësor ndërkombëtar edhe me vende të tjera, veçanërisht me ato të prekura rëndë nga epidemia. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore