Kina, bashkëpunim të hapur ndërkombëtar për kontrollin e epidemisë

2020-03-04 21:44:10 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh në Pekin se Kina i kushton gjithmonë vëmendje zhvillimit të gjendjes epidemike COVID-19 dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë në mënyrë të hapur, të përgjegjshme dhe transparente.

Duke folur për shpërndarjen e përvojës me vendet përkatëse për parandalimin e kontrollin e epidemisë dhe të mjekimit, Zhao Lijian u shpreh se të martën se Kina, Azerbaixhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldova, Armenia, Turkmenistani dhe sekretariati i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait zhvilluan një videokonferencë mes ekspertëve të COVID-19. Ai tha:

"Ekspertët kinezë i njohën pjesëmarrësit me gjendjen epidemike në Kinë dhe përvojën e ndihmës dhe të mjekimit. Palët e ndryshme zhvilluan shkëmbime të thella për masat parandaluese e kontrolluese etj., dhe u shprehën se do të forcojnë më tej shkëmbimet për të mbrojtur së bashku sigurinë e shëndetit rajonal e botëror."

Zhao Lijian u shpreh se para kësaj, Kina dhe Bashkimi Europian zhvilluan dy videokonferenca për të shkëmbyer mendimet mbi parandalimin e kontrollin e epidemisë.

Sipas njoftimeve, disa media perëndimore e quajtën COVID-19 një virus të prodhuar në Kinë duke e etiketuar si "virusi i Kinës" ose "virusi i Wuhanit". Lidhur me këtë, Zhao Lijian theksoi:

"Thënia 'virusi i Kinës' është shumë e papërgjegjshme, Kina e kundërshton këtë me vendosmëri. Tani, puna e kërkimit të prejardhjes së virusit është ende në zhvillim dhe nuk ka dalë konkluzioni. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ritheksuar disa herë se COVID-19 është një dukuri globale dhe nuk dihet ende burimi. Tani ne duhet t'i kushtojmë vëmendje mënyrës së frenimit të virusit duke shmangur shpifjet. Përcaktimi i emrit të virusit COVID-19 nga OBSH-ja është pikërisht shmangia e lidhjes së virusit me asnjë rajon ose vend. Eksperti i sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes i Kinës Zhong Nanshan u shpreh se fakti që epidemia u duk së pari në Kinë, nuk do të thotë që virusi të ketë lindur domosdoshmërisht në Kinë." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore