OBSH: Numri i rasteve me COVID-19 jashtë Kinës arrin në mbi 10 mijë

2020-03-04 19:38:00 CRI Komenti juaj Printoni

Shifrat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 jashtë Kinës ka arritur në mbi 10500.

Deri tani, koronavirusi është i pranishëm në 72 vende dhe janë regjistruar mbi 160 viktima.

Të martën, pjesa kontinentale e Kinës konfirmoi 119 raste të reja, 115 prej tyre në Hubei.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në pjesën kontinentale të Kinës arriti në mbi 80 mijë.

Ndërsa në rajonet kineze Hong-Kong, Makao dhe Tajvan numërohen respektivisht 100, 10 dhe 42 raste. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore