Wuhan, personeli mjekësor ushtarak ndihmon në luftën kundër koronavirusit

2020-03-03 10:53:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka dërguar mbi 10 mijë punonjës mjekësorë ushtarakë në frontin e luftës kundër koronavirusit të ri. Rreth 4 mijë prej tyre janë vendosur në qytetin Wuhan, qendra e shpërthimit të epidemisë.

Punonjësit mjekësorë dhe spitalet e ushtrisë kineze kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër COVID-19.

Chen Jingyuan, zyrtar nga departamenti i mbështetjes logjistike pranë Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës, shprehet:

"Të gjitha forcat kanë vepruar shpejt sipas urdhrit, duke dërguar me mjete transporti ajror, hekurudhor dhe rrugor mbështetje mjekësore nga forcat mjekësore ushtarake për në Wuhan. Nga vigjilja e Vitit të Ri Kinez më 24 janar, janë dislokuar nga ushtria tre kontingjente me katër mijë punonjës mjekësorë për të ndihmuar Wuhan-in".

Chen thekson që asnjë prej stafit në frontin e parë nuk është prekur nga virusi:

"Spitalet ku punojnë mjekët ushtarakë në Hubei, kanë trajtuar 4 450 pacientë të infektuar nga koronavirusi dhe 1 mijë pacientë kanë dalë nga spitali. Teksa bëjnë trajtim shkencor, punojësit mjekësorë ushtarakë kanë marrë masa të mira mbrojtëse dhe deri tani shkalla e infektimit të tyre është zero."

Deri më 1 mars, tre spitale me mbështetje ushtarake në Wuhan kanë pritur mbi 3 mijë të sëmurë në gjendje të rëndë dhe pothuajse 700 prej tyre janë shëruar.

Chen thotë që forcat e armatosura kanë luajtur rol aktiv për dërgimin e materialeve mjekësore dhe të jetesës në qytetin Wuhan.

Ai shton që ushtria është përfshirë edhe në kërkime mjekësore, studim vaksinash, prodhimin e antitrupave dhe kërkimin e burimeve të virusit. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore