Kinë, tregtia elektronike dhe tregtia ndërkufitare zhvillohen mes epidemisë

2020-03-03 10:19:44 CRI Komenti juaj Printoni

Tregtia elektronike ndërkufitare e Kinës po rigjallërohet, teksa vazhdojnë përpjekjet për të rifilluar veprimtarinë ekonomike në kushtet e luftës kundër koronavirusit të ri.

Një numër në rritje kompanish kanë nisur punën, ndërsa Kina nxit rifillimin e prodhimit.

Ditët e fundit, shitjet e produkteve të lidhura me epideminë e COVID-19 në "JD.com" janë rritur me më shumë se 500 për qind.

Kreu i njësisë së marketingut dhe operacionit në "JD Worldwide" Frank Yu shprehet:

"Nga Dita e Shën-Valentinit, 14 dhe 15 shkurt, më shumë se 100 për qind e produkteve të bukurisë që kishim në gjendje, u shitën. Kjo do të thotë që, ndërsa gjithnjë e më shumë punonjës kthehen në punë, kërkesa për mallra do të rritet. Dhe ata nuk do të kenë nevojë më për materiale mbrojtëse."

Muajin e kaluar, shumë ndërmarrje të tregtisë elektronike ndërkufitare në Kinë janë prekur rëndë nga ndërprerja e logjistikës.

Por kompania softuerike e Feng Jianjun-it në Xian është ndër firmat që vijuan biznesin.

Ai thotë se kjo ka ardhur nga funksionimi i qëndrueshëm i shërbimit hekurudhor të mallrave Kinë-Evropë.

"Ne do të duhet të bëjmë ndalesë në Dubai nëse mallrat transportohen nga deti, gjë që kërkon rreth një muaj për të arritur në Kazakistan. Falë transportit të shpejtë me trenat e mallrave Kinë-Evropë, klientët tanë janë të kënaqur me shpejtësinë tonë të shpërndarjes," shprehet Feng.

Vetëm katër qytete, përfshirë Xian-in, ruajtën shërbimin hekurudhor ndërkontinental kur epidemia u përhap në të gjithë vendin.

Tani, ndërsa gjendja po stabilizohet gradualisht jashtë provincës Hubei, më shumë qytete në zonat e brendshme të Kinës kanë rifilluar transportin hekurudhor me Azinë Qendrore dhe Evropën.

Kjo pritet t'i japë një nxitje të fortë mëkëmbjes së tregtisë elektronike ndërkufitare të vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore