Kina vepron për ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit

2020-03-03 20:55:14 CRI Komenti juaj Printoni

"Unë e falënderoj nga zemra popullin kinez për dhënien e sakrificave për ndalimin e përhapjes së virusit, ky është kontributi i madh për tërë njerëzimin," tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. Nga fjalët e tij mund të shohim përpjekjet e Kinës për ndalimin e epidemisë.

Tani gjendja epidemike COVID-19 është përhapur në mbi 60 vende të botës dhe në betejën kundër saj, komuniteti ndërkombëtar ka shtuar njohje për përpjekjet kineze në mbrojtje të sigurisë publike globale.

Njerëzit kanë vënë re se pas ndodhjes së epidemisë, gjatë takimit ose bisedës telefonike me udhëheqës të huaj, presidenti kinez Xi Jinping ka biseduar disa herë konceptin "komuniteti i fateve të përbashkëta" duke theksuar se Kina përgjigjet jo vetëm për sigurinë e jetës dhe shëndetin e popullit kinez, por edhe për çështjen e shëndetit publik global.

Pikërisht në bazë të këtij koncepti, Kina merr masat më të gjithanshme dhe më të rrepta duke marrë nën kontroll epideminë brenda mbi një muaji. Përpjekjet e Kinës kanë ndërtuar linjën e fortë mbrojtëse kundër përhapjes epidemike.

Këshilltari i lartë i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Bruce Aylward vuri në dukje se masat e Kinës kanë shmanguar ose të paktën kanë vonuar qindra mijëra raste të sëmundjes COVID-19. Dekani i Institutit të Shëndetit Publik të Universitetit të Marylandit të SHBA-së Boris Lushniak tha: "Kjo është një luftë e tërë botës kundër virusit. Kina po bën të gjitha përpjekjet për ta ndaluar epideminë, unë e admiroj këtë."

Përpjekjet e Kinës jo vetëm mbrojnë shëndetin e shtetasve, por edhe kanë dhënë përkrahjen e fuqishme për kontrollin ndërkombëtar të epidemisë. Kina po zbaton premtimet e bëra për ndërtimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit me vepra konkrete. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore