Peng Liyuan falënderon nxënëset e Sri-Lankës për përkrahjen ndaj Kinës

2020-03-03 20:52:20 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan u dërgoi letër nxënëseve të shkollës së vajzave "Art Society of Devi Balika Vidyalaya" të Sri-Lankës për t'i shprehur mirënjohjen e saj për përkrahjen ndaj popullit kinez kundër epidemisë COVID-19 duke i inkurajuar ato të japin kontribut për miqësinë midis dy vendeve.

Peng Liyuan tha në letër se dashuria është forca më e madhe kundër epidemisë. Pas ndodhjes së epidemisë, qarqet e ndryshme shoqërore të Sri-Lankës kanë organizuar veprimtari të ndryshme në përkrahje të Kinës. Tani populli kinez po bën të gjitha përpjekjet për përballimin e gjendjes epidemike duke pasur rezultate konkrete. Kina ka besim e aftësi në mposhtjen e epidemisë.

Shkolla e vajzave "Art Society of Devi Balika Vidyalaya" është një shkollë e famshme në Sri-Lankë, ku mësojnë rreth 2000 nxënëse. Pak ditë më parë, 43 nxënëse të shkollës i dërguan zonjës Peng Liyuan një letër për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj Kinës kundër epidemisë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore