"CCTV Video" organizon veprimtarinë e rekrutimit të punonjësve në internet

2020-03-03 19:22:00 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën, APP-ja "CCTV Video" e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) nisi veprimtarinë e rekrutimit të punonjësve në internet "Çelen lulet në pranverë". Veprimtaria zhvillohet me bashkëpunimin me Komisionin e Mbikëqyrjes dhe të Administrimit të Pasurive Shtetërore të Këshillit të Shtetit të Kinës dhe kontigjenti i parë i punonjësve të rekrutuar do të arrijë në 75 mijë. Punëkërkuesit mund të njohin vendet e punës të ndërmarrjeve që rekrutojnë punonjës duke zhvilluar kontakte me to në internet.

Veprimtaria "Çelen lulet në pranverë" synon t'i ndihmojë ndërmarrjet përkatëse të rekrutojnë punonjës të duhur nën gjendjen e tanishme të mungesës së punonjësve duke nxitur rifillimin e punës të ndërmarrjeve. Deri tani, mbi 1000 ndërmarrje kanë marrë pjesë në këtë veprimtari duke përfshirë ndërmarrjet shtetërore "China Mobile", CAAC etj. dhe shumë kompani private si Huawei, JD etj. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore