Kinë, e gatshme të mbrojë sigurinë shëndetësore rajonale dhe botërore

2020-03-02 10:31:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po merr masa shkencore sipas ligjit për parandalimin e përhapjes së brendshme dhe transmetimit nga jashtë të koronavirusit dhe është e gatshme të mbrojë shëndetin publik rajonal dhe botëror.

Ditët e fundit, me acarimin e gjendjes së epidemisë në vende të tjera, Kina po përballet me rrezikshmëri gjithnjë e më të lartë të infektimit nga jashtë. Lidhur me këtë, drejtori i Departamentit të Karantinës Shëndetësore të Administratës së Përgjithshme të Doganave Lin Wei u shpreh se ky organ po merr masa të rrepta sipas ligjit për të frenuar përhapjen e epidemisë nëpërmjet pikave kufitare.

Ndërkohë, edhe Administrata Kombëtare e Imigracionit po përforcon masat përkatëse. Drejtori i Departamentit të Kontrollit Kufitar pranë kësaj Administrate Liu Haitao thekson:

"Para mbërritjes së fluturimeve ndërkombëtare, Administrata e Imigracionit, me ndihmën e teknologjisë së analizimit të të dhënave, mbledh informacione për shtetasit që vijnë nga vendet e rajonet e prekura më rëndë nga epidemia. Gjithashtu u raportojmë autoriteteve të vendeve nga vijnë ata hyrjen dhe daljen e tyre nëpër kufirin kinez, për t'i ndihmuar ato në punën e kontrollit. Në vijim, do të zhvillojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, duke nxitur sektorët administrativë të vendeve përkatëse të forcojnë ndarjen e informacionit dhe shkëmbimin e metodave e të teknologjisë së kontrollit, për të bërë përpjekje të përbashkëta për frenimin e përhapjes së virusit nëpërmjet transmetimit ndërkufitar".

Siç mësohet, në reagim ndaj situatës së epidemisë në disa vende e rajone të botës, aviacioni civil i Kinës ka përpiluar masa të diferencuara parandaluese, duke i menaxhuar fluturimet me standarde të ndryshme, sipas niveleve të rrezikshmërisë së përhapjes së virusit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore