Krahinat e ndryshme e Kinës risin shërbimet për investime të huaja në ndihmë të rifillimit të prodhimit

2020-03-02 10:25:07 CRI Komenti juaj Printoni

Rifillimi i punës në Qingdao

Ditët e fundit qyteti lindor i Kinës Qingdao nisi shërbimet e regjistrimit në internet për kompanitë e huaja, duke i ndihmuar ato të kryejnë regjistrimet ndërkufitare në internet. Ndërmarrjet vendore me investime të huaja po i rikthehen gradualisht biznesit normal.

Nën ndikimin e koronavirusit të tipit të ri, investitori gjerman i kompanisë së teknologjive të materialeve të ndërtimit "Rococo" të Qingdao-s nuk mund të regjistrohet në Qingdao. Falë shërbimit të regjistrimit ndërkufitar në internet për ndërmarrjet e huaja, përfaqësuesi i Bashkisë Qingdao në Qendrën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë i shqyrton dokumentet e biznesit të aplikantit në vend, dhe pastaj ia dërgon ato departamentit të miratimit administrativ në Qingdao. Kjo i ndihmon kompanitë të marrin leje biznesi shumë shpejt nëpërmjet bashkëpunimit ndërkufitar. Lidhur me këtë, Teng Lei, kryezyrtar ekzekutiv i kompanisë "Rococo", tha:

"Ne planifikuam fillimisht të aplikonim për leje biznesi brenda një muaji, dhe tani në internet duhen vetëm katër ditë nga aplikimi deri te marrja e lejes. Kjo ka bërë që të fitojmë një muaj kohë të çmuar për të filluar ndërtimin paraprakisht."

Platforma e shërbimit të tregtisë së jashtme e qytetit Qingdao gjithashtu ka punuar me ndërmarrjet për të trajtuar ndikimin e epidemisë. Si një platformë e gjithanshme e shërbimit të tregtisë së jashtme, Platforma e Shërbimit Gjithëpërfshirës të Tregtisë Ndërkufitare "Xinmao" e Qingdao-s lidhet në mënyrë aktive me më shumë se 5000 përdorues të platformës, zbaton ulje ose përjashtime preferenciale për disa artikuj shërbimesh të bazuar në tarifa, dhe zvogëlon barrën e bizneseve. Liu Fangyi, drejtori i përgjithshëm i Platformës së Shërbimit Gjithëpërfshirës "Xinmao", shprehet:

"Shpresojmë të përdorim forcat tona për të dhënë kontribut në zhvillimin e kësaj industrie. Ne do t'i kapërcejmë këto vështirësi, do ta kalojmë epideminë dhe do t'i rikthehemi punës normale." (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore