Gënjeshtrat e Pompeos dhe ShBA-ja e humbur

2020-02-28 14:46:57 CRI Komenti juaj Printoni

 

Për publikun amerikan, politikanët kanë etiketat e veta. Kështu, ndër sekretarët e Shtetit, nëse Kisingeri përfaqëson mençurinë diplomatike, trashëgimia politike e Mike Pompeo-s janë gënjeshtrat.

Gazeta britanike "The Guardian" vuri në dukje në një artikull se fjalët e Pompeos në Konferencën e Sigurisë të Munihut janë kundër mendimit të tij të vërtetë. "Vdekja e aleancës transatlantike është ekzagjeruar së tepërmi. Perëndimi po fiton. Ne po fitojmë kolektivisht," theksoi kryediplomati amerikan.

Në artikull thuhet që Britania dhe ShBA-ja nuk po fitojnë kolektivisht, por janë duke u larguar gjithnjë e më shumë nga njëra-tjetra. "The Guardian" bën të ditur që takimi i liderëve ShBA-Britani, që do të zhvillohej në fillim të marsit, është anuluar.

5G dhe "Huawei" janë shkaku i divergjencës mes këtyre dy vendeve. Britania ka miratuar pjesëmarrjen e "Huawei"-t në ndërtimin e rrjetit 5G në Britani, mirëpo Uashingtoni kërkon që të ndërhyjë në interesat e vendeve të tjera në mënyrë brutale.

Artikulli vë në dukje që "qëndrimi hegjemonist i ShBA-së, presionet e mëdha politike dhe shantazhet e ulëta ekonomike mbi marrëveshjen tregtare pas 'Brexit'-it përbëjnë një sfidë të madhe për Britaninë".

Përveç Britanisë, edhe marrëdhëniet e ShBA-së me Europën kontinentale nuk janë të mira.

Me moton "Amerika e para", Uashingtoni ka përdorur "shkopin" e unilaterizmit ndaj partnerëve europianë. Në ditën e hapjes së Konferencës së Sigurisë të Munihut, Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të ShBA-së publikoi deklaratën ku njoftohet që do të rritet në 15 % tarifa doganore mbi avionët e mëdhenj civilë të importuar nga BE-ja. Në fakt, në tetorin e vjetshëm, ShBA-ja shtoi në 25 % tarifat mbi disa produkte të BE-së, duke përfshirë ato bujqësore.

Në artikullin e gazetës britanike shprehet në mënyrë të hapur që "në shumë fusha, hendeku mes ShBA-së dhe Europës është më i madh se kurrë që prej vitit 1941". Ish-presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka thënë: "Me miq si ShBA-ja, kush ka nevojë për armiq? Por duhet të pranojmë që BE-ja duhet të jetë mirënjohëse... Kemi kuptuar një gjë: nëse do një dorë që të ndihmon, mund ta gjesh në fund të krahut tënd."

Pompeo ka luajtur rol të rëndësishëm në hartimin e politikave të ShBA-së. Sekretari i shtetit ka zotëruar faqet kryesore të mediave me fjalët e bazuar nga koncepti i Luftës së Ftohtë. Në gjendjen e epidemisë së koronavirusit, Pompeo jo vetëm mbron artikullin me prirje raciste të gazetës "Wall Street Journal", por edhe ka hedhur baltë ndaj masave të drejta të Kinës. Por ka raste që Pompeo flet me fakte, si për shembull kur ka thënë se "ne mashtrojmë, gënjejmë dhe vjedhim".

Siç shkruhet në artikullin e "The Guardian", disa politikanë amerikanë kanë ngecur në gjendjen e vetëkënaqësisë, arrogancës dhe vetëvlerësimit tepër të lartë e ShBA-ja po ecën gjithnjë e më shumë në rrugën e humbjes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore